Vrau dy persona në Shkodër, autori ishte liruar nga qelia shtatë muaj më parë

0

Shkodra u trondit sot nga një atentat që u mori jetën dy personave dhe la të plagosur dy të tjerë. Autori i ngjarjes, Ragip Gila, u arrestua vetëm pak minuta pas atentatit, ndërkohë që ishte arratisur nga vendngjarja me një automjet të cilën ia grabiti një qytetari.

Mësohet se Gila është liruar nga Gjykata e Shkodrës vetëm në mars të 2025, me shërbim prove dhe lirim me kusht që për 5 vite të mos bëjë asnjë vepër penale.

“3. Në zbatim të nenit 59 të KP urdhërohet:
-pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim.
-vënia në provë e të pandehurit Ragip Jonuz Gila për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjet, me kusht që gjatë kohës së provës ai të mos kryejë vepër tjetër penale.

-gjatë kohës së provës, i pandehuri Ragip Jonuz Gila të mbajë kontakte me Degën
Territoriale të Shërbimit të Provës Shkodër.

4. Në zbatim të nenit 60, pikat 9 dhe 10 të KP, urdhërohet i pandehuri Ragip Jonuz Gila të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.

5. Në referim të nenit 261/1/b dhe 389 të KPP, deklarohet shuarja e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, caktuar me vendimin nr.746, datë 08.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj të pandehurit Ragip Jonuz Gila dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i tij nga dhomat e paraburgimit, nëse nuk mbahet për ndonjë arsye tjetër”, thuhet në vendimin e gjykatës.

The post Vrau dy persona në Shkodër, autori ishte liruar nga qelia shtatë muaj më parë appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eleven − 3 =