Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin për Blendi Tetën

0

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i dënuar më parë me 25 vite burg për përfshirje në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019.

Vendimi është marrë këtë të enjte, në dhomë këshillimi, dhe çështja është kthyer për rishqyrtim në Apelin e Posaçëm, por me një trup gjykues tjetër.

“GJ.K.K.O 52104-00023-00-2023 BLENDI TETA Nenet 78/2, 28/4, 333/a/2, 334 pika 1 te K.Penal. “ Prishjen e vendimit nr. 32, datë 14.6.2022, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues”- thuhet në njoftim.

Sipas SPAK, Blendi Teta kishte ndihmuar në vrasje duke vëzhguar lëvizjet e viktimës dhe duke bashkëpunuar me autorët. Ai gjithashtu është kapur nga kamerat e sigurisë duke mbledhur bishtat e cigareve në vendngjarje për të mos implikuar veten dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë në krim.

Për këtë vrasje akuzohen gjithashtu edhe: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj.

The post Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin për Blendi Tetën appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × three =