Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan/ Policia nxjerr një njoftim zyrtar

0

Policia ka nxjerrë një komunikatë zyrtare për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, mbrëmjen e sotme në Elbasan.

“Elbasan / Informacion paraprak. Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

PËR MË SHUMË LEXONI: “Autorët ishin 2 persona”/ Detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan

The post Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan/ Policia nxjerr një njoftim zyrtar appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

14 − 7 =