Vjosa kthehet në “skenë” garash, mbahet Kampionati Kombëtar i Rafting

0

Lumi i fundit i egër i Europës, Vjosa është kthyer së fundmi në skenë  e fundit të garave ku u mbajt Kampionati Kombëtar i Rafting 2025. Tetë ekipe nga lumenjtë , Vjosa,Osumi ,Drini të Zi, Bënçë,Bistricë,Shkumbini dhe Drinos garuan për kupat 2025. Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting,  Zamo Spathara, u shpreh se profesionalizmi, gara dhe miqësia mes skuadrave e ngritën nivelin e këtij edicioni. 

Ministrja e Turizmit,Mirela Kumbaro, uroi të gjithë sportistët për suksesin e tyre. Kampionati Kombëtar i Rafting 2025 shënoi një nivel të ri konkurrence dhe bashkëpunimi në ujërat e Vjosës. 

Edicioni i 8-të i Kampionatit Kombëtar Shqiptar të Rafting, i zhvilluar në Përmet, shënoi një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve ujore në Shqipëri. Krahasuar me vitet e mëparshme, ky edicion ishte dukshëm më konkurrues dhe me një pjesëmarrje më të gjerë ekipesh nga të gjitha trevat, falë edhe organizimit paralel me javën stërvitore për guidat e reja të rafting. 

Zamo Spathara shtoi se skuadrat konkurruese u prezantuan në formë të shkëlqyer, duke reflektuar përgatitje serioze teknike dhe fizike. Vjosa – lumi i fundit i egër i Europës – ofroi një skenë perfekte për garat, veçanërisht në muajin prill, kur niveli i ujit është optimal për rafting. Spektakli nisi me një start masiv dhe dinamik, ku ekipet u hodhën në ujë me gomone dhe garuan krah për krah në një kurs teknikisht sfidues, që kulmoi me një përballje emocionuese në segmentin poshtë urës së qytetit të Përmetit. 

Lumi Vjosa, me rrjedhën e tij tëqëndrueshme gjatë gjithë vitit, ofron potencialin ideal për këtë vizion. 

Fituesit: 

Vendi i parë – Vjosa 

Kapiten: Aldo Sakollari 

Sportistët: Kevi Jaupi, Geri Cingo, Alush Jahja 

Vendi i dytë – Lumi Bënça 

Kapiten: Pajtim Vraniçi 

Sportistët: Luka Gramo, Genri Theodhori, Oltion Gjoni 

Vendi i tretë Vjosa 2 me kapiten Jonas Ibrahimi 

Sportistet Ildi Jace, Antonio Beqiri, Cristian Moriconi 

 

The post Vjosa kthehet në “skenë” garash, mbahet Kampionati Kombëtar i Rafting appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seventeen − three =