“Vjosa e Egër dhe Shqiptarët e Zbutur” (2)

0

Nga Laert Dogjani*

 

Tanimë 3 vjet pas analizës së parë “Vjosa e Egër dhe Shqiptarët e Zbutur”1[i] ka ardhur momenti për përditësimin e saj. Në atë kohë, duhet të bënim disa supozime në analizë për shkak të mungesës së shifrave. Këto të fundit tanimë janë të pranishme dhe më cilësore.

Në atë kohë argumentonim saktë se ky status për Vjosën është i paqenë dhe i gabuar qoftë në parametra juridike si dhe ato ekonomike. Ishte thjeshtë një fushatë e suksesshme PR nga disa shoqata radikale ambientale të mbështetura nga biznese private që fshiheshin pas punës së një personi të vërtetë dhe jo hipokrit siç është themeluesi i Patagonia Yvon Chouinard[ii] i cili e dorëzoi gjithë kompaninë te fondacioni për mbrojtjen e natyrës.

CEO pasardhëse e Patagonia Inc. Rose Marcario u dorëhoq nga puna pasi kuptoi se Patagonia ishte tanimë thjesht një kompani që kërkon të shesë më shumë rroba[iii]. Pasuesi i saj Ryan Gellert mendon ndryshe dhe ishte tepër aktiv në këtë vendim minimalisht hipokrit dhe të papërshtatshëm për Shqipërinë dhe rajonin.

Patagonia e sotme është një hipokrite mjedisore, sidomos në ndikimin e saj në Shqipëri. Prodhimi i rrobave, përfshirë ato për vënde “të egra” është një nga kontribuesit kryesorë të ndotjes CO2 në botë (10%) dhe shfrytëzon (4%) të ujit të pijshëm.[iv]

Kjo kompani mbështet grupe dhe persona radikalë që po të mundnin do të shkatërronin deri Digën Huver në SHBA[v]. Imagjinoni për një moment çfarë “mbështetje” do të kishte në Shqipëri ndonjë organizatë që do kërkonte prishjen e Kaskadës së Drinit.

Po aq hipokrit vazhdon të jetë Leo DiCaprio, i cili vazhdon të bëjë pushimet në jahte me naftë dhe jo pranë lumenjeve “të egër”, qoftë Vjosa qoftë ndonjë tjetër[vi]. Pavarësisht fushatës dhe “dhuratës” PR që i bëmë për të pastruar imazhin e tij, nuk denjoi të na vijë as për qokë dhe as për të blerë naftë pa taksa per jahtin[vii]. Nuk erdhi as në Vjosë dhe as në Palasë ku edhe për shkak të mungesës së ujit të pijshëm rrezikohet sezoni turistik për mijëra turistë që paguajnë mirë në krahasim me ata të aventurës.

Siç argumentonim në artikullin e parë, radikalët mjedisore të Evropës dhe përtej lumenjtë e tyre i kane zbutur, përndryshe rrezikon të egërsohen njerëzit. Këtë argument nga artikulli i parë në 2022[viii] tanimë e përdor dhe huazon edhe vetë KM Rama sa herë i jepet rasti (min. 46)[ix].

Shoqatat radikale ambjentale duket sikur e kanë “mashtruar KM Rama“. Në këtë fjalim, të vitit 15 mars 2023 kur Vjosa merr statusin park kombëtar, duket sikur ka një “marrëveshje xhentellmenësh mes KM Rama dhe shoqatave. Ai thotë “këtu më thanë është akoma dikush që na cimbis me zogjtë e Aeroportit të Vlorës, do t’ju lutesha shumë që të mos e bëjnë më këtë punë..“[x]. (minuta 44:00) Aeroporti është (pranë) deltës së Vjosës.

KM Rama me siguri është i informuar se Shqipëria humb miliarda euro nga mos-investimi i Kaskadës së Vjosës dhe energjisë së prodhuar prej saj. Aq më tepër që pas marrëveshjes për linjë transmetimi HVDC me Italinë.

Po ashtu miliona të tjerë të ardhura nuk mblidhen (ujë i munguar) për turizmin dhe mungesë uji për bujqësinë dhe miliona kosto nga përmbytjet. Tanimë “Marrëveshja e Xhentellmenëve” ka rënë. Mjedisorët radikalë u ankuan pranë Këshillit Bashkiak të Mynihut për pjesëmarrjen e Aeoroportit të Mynihut[xi] në konsortiumin e Aeroportit të Vlorës dhe gjermanët u tërhoqën.

 

Tani le të përditësojmë shifrat e para 3 viteve:

[xii]

Supozimet në shkrimin e parë me këtë temë, tanimë vërtetohen nga shifrat zyrtare. Duhet theksuar se shifrat zyrtare në këtë rast vijnë nga institucione në konflikt interesi siç është Ministria e Turizmit[xiii], qoftë për numrin e vizitorëve qoftë për të ardhura mesatare/vizitor. Kështu Ministria e Turizmit raporton se në periudhën prill-dhjetor 2024 vizitorët në lumin e Vjosës kanë qenë 44,787 nga të cilët vetëm 11,197 vizitorë të huaj.

Ky numër vizitorësh ka sjellë ~3.36m eur nëse llogarisim 300eur/vizitor aventure në krahasim me mesataren kombetare ~500eur/vizitor. Edhe në rast se llogarisim 500 eur të ardhura për të gjithë 44,787 vizitorët do të arrinim shifrën prej ~22.4m eur. Për krahasim, Lumin e Shalës (liq. Koman) vetëm në Qer. 2023 e vizituan 12,000 persona[xiv] (MT nuk raporton të dhëna të veçanta vetëm për këtë destinacion).

Për të njëjtën periudhë me çmimet mesatare të energjisë elektrike kaskada potenciale e Vjosës do të kishte sjellë 75m eur të ardhura vetëm nga energjia elektrike pa llogaritur përfitimet në furnizim me ujë të pijshëm për banorët dhe turistët në Riverën e Jugut dhe furnizimin për bujqësinë si dhe kursimet nga humbjet duke qenë se energjia do të ishte me pranë konsumatorëve.

Në mungesë të shifrave në atë kohë edhe sot argumenti i vetëm që paraqesin radikalët mjedisorë të cilët ndoshta mendojnë se duhet të jetojmë nga harku dhe shigjeta dhe pa pirë ujë nëse nuk e kemi kasollen afër Vjosës është se nuk kuantifikohet dot shifra e humbjeve nga degradimi i mjedisit, rritja e CO2 në atmosferë dhe kështu me radhë.

Këtu vlen të kujtohet analiza e parë se kjo përbën hipokrizi për sa kohë ne importojmë ~3TWh nga fqinjët të cilët e prodhojne nga ndotësit më të mëdhenj, TECe me linjit dhe ai tym i bashkohet atmosferës së gjithë botës dhe e thithim në mushkëri edhe këtu në Shqipëri.

Për shkak të krizës energjitike, tanimë thithim edhe tym nga njësitë gjeneruese në Vlorë. Por për këta radikale hipokritë me siguri ndoshta duhet të jetojmë edhe pa energji elektrike për sa kohë i gjithë Ballkani Perëndimor deri në Hungari është importues neto sidomos gjatë dimrit.[xv]

Në Shqipëri kemi bërë plot gabime me shumë HECe të vogla. Por, ato të mëdha, aq më tepër me potencial kaskade duhen zhvilluar të gjithë. Në fakt sa më shumë energji elektrike të pastër e të lirë të kemi në dispozicion aq më pak do të kishte nevojë për prerje të pyjeve (apo justifikim të prerjes së tyre dhe mos-zbatim të moratoriumit të 2016).

Në 10 vitet e fundit kemi humbur 185mijë hektarë pyje dhe kullota nga zjarri[xvi] dhe në total vetëm 5 vitet e fundit kemi humbur 320mijë hektarë sipas Instat.[xvii] Nga këto 82mijë hektarë pyll i rritur i cili do të largonte çdo vit 1milion ton CO2.

Kjo sasi do të mjaftonte për të zeruar ~1TWh energji elektrike në vit (aq sa do prodhonte Kaskada e Vjosës). Kjo sasi po ashtu do të mjaftonte për të zeruar shkarkimet e CO2 nga një TEC me linjit prej 125MW fuqi të instaluar. Për më tepër, disa dokumente të detyrueshme për zbatim për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian siç është NECP[xviii] bazojnë suksesin e tyre në aftësinë e pyjeve shqiptare për të thithur CO2.

KM Rama me siguri ka bërë marrëveshje me veten në këtë pikë dhe e ka pranuar mashtrimin nga mjedisorët radikalë. Shqipëria synon të hyje në BE në 2030. Vjosa “e egër” është pompuar në një “përrallë/flluckë të bukur” PR për tja paraqitur opinionit publik (dhe politik) në BE mbi atë se çfarë i sjell edhe Shqipëria Unionit dhe jo vetëm anasjelltas.

Pas asaj date ky status i Vjosës duhet korigjuar sepse është thjesht hipokrit, nuk qëndron as sipas përkufizimit të vetë mjedisorëve për “lum të egër” dhe është i dëmshëm financiarisht për disa sektorë të ekonomisë së Shqipërisë dhe rajonit si dhe të vetë mjedisit.

 

*Opinionet janë personale të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrim të revistës

 

[i] https://monitor.al/vjosa-e-eger-dhe-shqiptaret-e-bute/

[ii] https://www.nationalgeographic.com/culture/article/yvon-chouinard-nat-geo-33-2025

[iii] https://tricycle.org/article/rose-marcario/

[iv] https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S0048969724016498

https://sustainability.decathlon.com/ëhy-does-it-take-so-much-ëater-to-make-a-cloth

[v] https://www.youtube.com/ëatch?v=SMRvzniRZnM

[vi] https://luxurylaunches.com/celebrities/leonardo-di-caprio-on-zara-founder-superyacht.php

[vii] https://dritare.net/ngjarjet-e-dites/rama-dhe-kumbaro-takojne-dicaprion-per-vjosen-i713943

[viii] https://monitor.al/vjosa-e-eger-dhe-shqiptaret-e-bute/

[ix] https://www.facebook.com/ëatch/live/?ref=ëatch_permalink&v=900145344281387

[x] https://www.facebook.com/ëatch/live/?ref=ëatch_permalink&v=900145344281387

[xi] https://www.merkur.de/lokales/erding/flughafen-muenchen-ort60188/vlora-flughafen-muenchen-steigt-aus-projekt-in-albanien-aus-93672582.html

https://www.reporter.al/2025/04/09/mynihu-terhiqet-prej-projektit-te-aeroportit-te-vlores/

[xii] https://turizmi.gov.al/statistika-e-turizmit-2024/

[xiii] https://www.facebook.com/ola.xama

[xiv] https://ata.gov.al/2023/06/27/lumi-i-shales-fluks-vizitoresh-rreth-12-mije-vetem-ne-qershor/

[xv] https://www.linkedin.com/posts/activity-7303762543175491584-pGy8?utm_source=share&utm_medium=member_desktop&rcm=ACoAAAJPZ5ëB3EBmN2TTlAb5pDL6QRp_Gdd2hËg

[xvi] https://faktoje.al/zjarret-qe-po-shkrumbojne-shqiperine/

[xvii] https://www.mjedisi.al/320-mije-hektare-te-zhdukur-kush-po-i-masakron-pyjet-dhe-kullotat-ne-shqiperi/

[xviii] https://www.infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2024/12/The-National-Energy-and-Climate-Plan-NECP.pdf.pdf

The post “Vjosa e Egër dhe Shqiptarët e Zbutur” (2) appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

2 + two =