VIDEO/ Trump spërkat me parfum presidentin sirian: “Sa gra ke?”

0

Janë publikuar momente interesante nga takimi midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij sirian Ahmad Al-Sharaa në Uashington. Ky i fundit mbërriti në Shtëpinë e Bardhë përmes një hyrjeje anësore dhe gazetarët nuk u lejuan në Zyrën Ovale.

Pamjet tregojnë pritjen e ngrohtë që presidenti i SHBA i bëri kreut të shtetit sirian, i pari në histori që kryen një vizitë të tillë.

“Ky është parfum për burra”, – tha Trump ndërsa hoqi kapakun e artë nga shishja e tij e parfumit dhe spërkati udhëheqësin sirian. “Ky është parfumi më i mirë”, – tha Trump, duke vënë në dukje se do t’i dhuronte një shishe edhe për gruan e tij.

Më pas Trump bëri shaka: “Sa gra ke? Një?” Kur Shaara, qeshi dhe konfirmoi se kishte vetëm një grua, Trump i përkëdheli dorën në mënyrë miqësore dhe tha me një buzëqeshje: “Pyes sepse asnjëherë nuk i dihet me ju djem”.

Presidentit sirian nuk iu lejua të ngiste limuzinën e tij në Krahun Perëndimor, nuk kishte flamuj, as roje nderi, as shtrëngime duarsh para kamerave. Vetura e tij u pa në hyrjen nëntokësore, e cila normalisht përdoret në raste emergjence. Një ditë pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, presidenti sirian njoftoi se vendi i tij ishte bashkuar me koalicionin global kundër Shtetit Islamik.

Në këmbim, Trump zgjati një përjashtim nga sanksionet sipas “Aktit të Cezarit”, një ligj i futur për shkeljet e të drejtave të njeriut nën regjimin e Bashar-al Assad. Heqja e plotë e sanksioneve do të duhej të miratohej nga Kongresi. Trump nuk e fshehu përshtypjen që al-Shaara i la atij.

“Ai vjen nga një mjedis shumë i vështirë dhe është një njeri i ashpër. Më pëlqen”, – tha Trump. ©LAPSI.al

The post VIDEO/ Trump spërkat me parfum presidentin sirian: “Sa gra ke?” appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

15 − 15 =