VIDEO/ I mungonte goli që para debutimit me Kombëtaren, Kristian Shpendi tund përsëri rrjetën në Serinë B. Ndizet gara mes binjakëve

0

Kristian Shpendi është kthyer të bëjë përsëri atë që di më mirë, të tundë rrjetën e portës kundërshtare. Sulmuesi, i cili debutoi në shtator në radhët e Kombëtares, ka gjetur përsëri rrjetën sot në Serinë B.

I aktivizuar si titullar në përballjen në transfertë ndaj Sudtirol, sulmuesi ia doli që të gjendej në momentin e duhur para portës për të devijuar në rrjetë me një nuhatje bomberi zone, kur shënohej minuta e 30 e takimit.

Kësisoj, ai i dha avantazhin skuadrës së tij e cVIDEOila lufton në këtë edicion për ngjitjen në Serinë A. Ky ishte goli i tretë i këtij sezoni për Kristian Shpendin, i cili është vënë në ndjekje të vëllait të tij, Stiven, i cili deri tani ka shënuar një gol më shumë me fanellën e Empolit. Një gol i rëndësishëm për faktin se Kristian nuk shënonte që nga fundi i muajit gusht e për të erdhi një çlirim pas një periudhe “thatësie”.

The post VIDEO/ I mungonte goli që para debutimit me Kombëtaren, Kristian Shpendi tund përsëri rrjetën në Serinë B. Ndizet gara mes binjakëve appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

nineteen + 18 =