VIDEO/ FSHF promovon zëvendësuesin e Bajramit, i cili braktisi Shqipërinë për Zvicrën

0

Adrian Bajrami braktisi Shqipërinë për Zvicrën. Ky ishte lajmi i bujshëm dje, për 23-vjeçarin që është i huazuar te Lucerni nga Benfika.

Silvinjo vendosi ta zëvendësonte 23-vjeçarin me Maldini Kacurrin. Dhe sot FSHF e ka promovuar zëvendësuesin e Bajramit.

Talenti që është pjesë e Arsenalit është grumbulluar për herë të parë me ekipin e parë të Kombëtares. 19-vjeçari i lindur në Londër shikohet me të ardhme.

Shqipëria vijon përgatitjet në Spanjë. Në prag është fillimisht miqësorja me Gjibraltarin dhe më pas ndeshja me Letoninë, që vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

The post VIDEO/ FSHF promovon zëvendësuesin e Bajramit, i cili braktisi Shqipërinë për Zvicrën appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

20 − fourteen =