Video/ Bredhi 75-vjeçar dhe 23 metra i lartë do të zbukurojë Qendrën Rockefeller në New York për Krishtlindje

0

Qendra Rockefeller në New York City do të ketë këtë vit një bredh mahnitës 75 metra të lartë si pemën e saj të Krishtlindjeve, duke vijuar një traditë të lidhur prej vitesh me festat në metropolin amerikan.

Bredhi, rreth 75 vjeç, është marrë nga zona West Edmeston e Shtetit të New Yorkut dhe do të transportohet drejt sheshit kryesor të Qendrës Rockefeller më 7 nëntor. Mbërritja e tij do të shënojë nisjen e sezonit të Krishtlindjeve.

Vendosja e pemës dhe transportimi i saj do të shoqërohen nga aktivitete për fëmijë dhe të rritur, në kuadër të “Ditës së Takimit me Pemën”, aktivitet që zhvillohet për të dytin vit radhazi.

Shikoni videon:

Ceremonia zyrtare e ndezjes së dritave është planifikuar të zhvillohet të mërkurën, më 2 dhjetor.

Pema do të ndriçohet me mbi 50,000 drita LED shumëngjyrëshe. Në pjesën e sipërme do të vendoset ylli i famshëm Swarovski, i projektuar në vitin 2018 nga arkitekti Daniel Libeskind. Ylli peshon rreth 408 kilogramë dhe përbëhet nga 70 rreze, të mbuluara me gjithsej tre milionë kristale.

The post Video/ Bredhi 75-vjeçar dhe 23 metra i lartë do të zbukurojë Qendrën Rockefeller në New York për Krishtlindje appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

4 × five =