Victoria Beckham duket se ka vendosur të mos “luftojë më të njëjtën betejë” për marrëdhënien e tensionuar me djalin e saj të madh, Brooklyn, ndërsa spekulimet për një krisje të gjatë familjare po thellohen.
Sipas The Mirror, stilistja e njohur e modës ka vendosur të heqë dorë. Një burim pranë saj tha:
“Ka qenë një udhëtim emocional i vështirë, për shkak të marrëdhënies së thyer me Brooklyn. Por kjo gjithashtu e bëri të kuptojë se nuk mund të vazhdojë pafund të rikthehet tek dhimbja e kësaj situate. Tashmë është mjaft.”
Vendimi i saj vjen pas muajsh tensionesh mes 26-vjeçarit Brooklyn dhe familjes Beckham, që pas martesës së tij me aktoren Nicola Peltz.
Ai ka munguar në disa momente të rëndësishme familjare, përfshirë ditëlindjen e 50-të të David Beckham, si dhe ka ndaluar së ndjekuri vëllezërit e motrat në Instagram – duke shtuar thashethemet për një përçarje të thellë.
Një burim tha se dokumentari i ri i Victorias, ku përfshihet edhe një foto e Brooklyn si foshnjë, e ka ndihmuar të shohë situatën me një tjetër sy.
“E di që një ditë ai do t’i rikthehet, por nuk është momenti tani. Ky projekt i ka bërë të kuptojë sa e bekuar është me familjen që ka pranë saj,” – u shpreh i njëjti burim.
Megjithëse shpreson që marrëdhënia me djalin të rregullohet në të ardhmen, Victoria tashmë është e bindur se nuk mund të vazhdojë të “luftojë të njëjtën betejë”.
Ndërkohë, Brooklyn dhe bashkëshortja e tij Nicola kanë përballuar muaj të tërë spekulimesh për një ftohje me familjen Beckham, pasi nuk i ftuan ata as në ceremoninë e rinovimit të betimit në Nju Jork muajin e kaluar.
Së fundmi, Brooklyn foli për herë të parë mbi zërat e përçarjes, duke thënë për Daily Mail:
“Gjithmonë do të ketë njerëz që thonë gjëra negative, por unë kam një bashkëshorte shumë mbështetëse. Ne bëjmë jetën tonë, punojmë dhe jemi të lumtur.”
The post Victoria Beckham thyen heshtjen për përplasjen me djalin, Brooklyn appeared first on Lapsi.al.










