Universitatea Craiova mposht Egnatian, që humbet pas dy barazimeve radhazi

0

Egnatia u mund 2-0 nga Universitatea Craiova në Ligën e Konferencës, duke pësuar humbjen e parë pas dy barazimeve radhazi.

Skuadra shqiptare nuk i bëri ballë presionit të vendasve. Alexandru Cicaldau shënoi në minutën e 27-të, por goli u konfirmua vetëm pas një pritjeje të gjatë, ndërsa VAR-i verifikoi një pozicion të mundshëm jashtë loje.

Në minutën e 33-të, Nicușor Bancu e çoi rezultatin në 2-0 me një goditje të fortë nga distanca, ndaj së cilës portieri Mario Dajsinani nuk mundi të reagonte.

Egnatia pati rastin të përgjigjej në pjesën e dytë. Në minutën e 53-të, Altin Kryeziu goditi nga distanca, por portieri i Craiovës bëri një pritje të shkëlqyer.

Vështirësitë për ekipin shqiptar u shtuan në minutën e 84-t, kur Eneo Bitri mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. Craiova e mbylli ndeshjen me fitore 2-0, ndërsa Egnatia iu kthye humbjeve.

The post Universitatea Craiova mposht Egnatian, që humbet pas dy barazimeve radhazi appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

twenty − 17 =