U thirr në SPAK për t’u njohur me akuzat, Belinda Balluku nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm

0

Këtë të hënë, zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, është thirrurnë Prokurorinë e Posaçme, si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Burime për News24, bëjnë me dije se Belinda Balluku, të cilës i është kërkuar të shoqërohet nga një avokat, s’ka hyrë në ambientet e SPAK dhe se nuk do të paraqitet ditën e sotme.

Zv.kryeministrja, mësohet se ka parashtruar paraprakisht se ka një vizitë jashtë vendit.

Dhe në kushtet kur një funksionar i lartë shtetëror ka aktivitet të parashikuar, prokurorët e posaçëm duhet të firmosin një tjetër fletëthirrje, që duhet të paraqitet në një tjetër datë.

Nëse Balluku do të refuzojë që të paraqitet në SPAK, ligji e përcakton se duhet të thirret me forcë, përmes futjes në lojë të policisë.

The post U thirr në SPAK për t’u njohur me akuzat, Belinda Balluku nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × 4 =