U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian

0

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe drejtori i njohur sportiv, Igli Tare, është përfolur gjerësisht si kandidati kryesor për postin e drejtorit sportiv tek Milani. 

Mediumet italiane raportojnë për një takim të mundshëm me drejtuesit kuqezi brenda 48 orëve të ardhshme. 

Por, në një prononcim ekskluziv për Radio Dukagjinin, Tare, i pyetur nëse ka arritur tashmë një marrëveshje me Milanin, është përgjigjur shkurt: “Akoma jo.” 

Shqiptari, i cili kaloi 15 vjet duke punuar nën Claudio Lotiton tek Lazio, ishte zgjedhja e parë e Ibrahimovic kur Milani filloi procesin e tyre të rekrutimit, por klubi filloi të eksploronte opsione të tjera, veçanërisht me Fabio Paraticin, i cili nuk do ta marrë më detyrën për shkak të komplikimeve ligjore. 


Igli Tare gati për raundin e ri të bisedimeve me Milanin, mbetet favorit për postin e drejtorit

Lexo po ashtu
Igli Tare gati për raundin e ri të bisedimeve me Milanin, mbetet favorit për postin e drejtorit

Arsyeja pse Tare mbetet një objektiv realist për Milanin ështe pasi ai ka rreth dy vjet që është pa punë, dhe për këtë arsye nuk është i lidhur me ndonjë kontratë të pazgjidhur.  

Kjo do të thotë se Milani nuk do të duhej t’i paguante asnjë kompensim ndonjë rivali të Serie A nëse do të emëronte Taren./Telegrafi/

The post U përfol për kalim tek Milani, Igli Tare tregon a ka arritur marrëveshje me gjigantin italian appeared first on Telegrafi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

11 − 9 =