U aludua se është ndarë nga aktori, reagon Kylie Jenner

0

Kylie Jenner duket se ka reaguar ndaj zërave se ajo dhe Timothée Chalamet janë ndarë.

Themeltuesja e Khy pëlqeu një video të aktorit në Instagram të martën — vetëm pak orë pasi në media qarkulluan lajme për ndarjen e tyre të supozuar.

Në postimin e tij, Chalamet kishte ndarë trailerin e filmit të tij të ri “Marty Supreme”, me mbishkrimin: “MARTY SUUUUUUUUUPREME.” Ky veprim i Jenner u pa nga fansat si një mesazh i qartë: marrëdhënia e çiftit nuk ka marrë fund.


Sipas Daily Mail, burime pranë çiftit thanë se kishte “probleme në parajsë” dhe se Chalamet ishte “ndarë” me Kylie-n. “Kjo ka ndodhur edhe më parë — por ajo e bindi të kthehej. Ajo është e çmendur pas tij, kështu që kjo mund të ndodhë sërish,” tha një burim.

Megjithatë, burime të tjera për People mohuan lajmet, duke theksuar se Kylie dhe aktori i “Dune” janë ende bashkë dhe po shkojnë shumë mirë.

Një burim shpjegoi se Chalamet nuk mori pjesë në festën e 70-vjetorit të nënës së Kylie-t, Kris Jenner, pasi ndodhej jashtë vendit për xhirimet e “Dune: Part Three.”

“Ata përpiqen të takohen çdo disa javë,” – tha burimi, duke shtuar se çifti po planifikon të kalojë disa ditë bashkë gjatë festave.

Një tjetër burim i afërt me çiftin tregoi se Chalamet flet për Kylie-n “gjithmonë” gjatë xhirimeve të filmit të tij të ri. “Ajo madje fluturoi për ta vizituar në Nju Jork dhe u takuan edhe në Londër gjatë xhirimeve të ‘Dune’. Ata janë vërtet të dashuruar,” – shtoi ai.

The post U aludua se është ndarë nga aktori, reagon Kylie Jenner appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

10 + 1 =