Tragjedi në Itali, i moshuari vret bashkëshorten e tij dhe më pas hidhet nga kati i tretë i banesës

0

Një ngjarje tronditëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Mirandolës, ku një burrë 86-vjeçar vrau gruan e tij 89-vjeçare dhe më pas u hodh nga kati i tretë i banesës ku jetonin.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, gruaja e ndjerë vuante prej kohësh nga demenca, ndërsa dyshohet se bashkëshorti i saj e ka mbytur para se të kryente vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia.
Oficerët e policisë nga stacioni më i afërt mbërritën menjëherë në vendngjarje pas raportimit të banorëve për zhurma dhe alarm. Ata gjetën trupin e pajetë të burrit poshtë pallatit dhe më pas zbuluan gruan të vdekur brenda apartamentit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur me saktësi dinamikën dhe motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa dyshohet se ajo ka qenë një vrasje-vetëvrasje e motivuar nga vuajtjet shëndetësore të çiftit dhe ndoshta nga gjendja psikologjike e burrit.
Prokuroria ka urdhëruar autopsinë për të dy trupat dhe është duke analizuar të gjitha rrethanat që çuan në këtë fund tragjik.

The post Tragjedi në Itali, i moshuari vret bashkëshorten e tij dhe më pas hidhet nga kati i tretë i banesës appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seven − four =