Tirana mirëpret Forumin e Investimeve EU–WB6/ Kryeministri Rama: Ngjarje historike, hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në rajon

0

Këtë të premte, me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar se Tirana nga data 13 dhe 14 tetor, do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6.

Rama shprehet se kjo është një ngjarje historike, e cila bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorët nga e gjithë bota.

Në fund të postimit, Rama shkroi se ky është një hap i rëndësishëm, për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon.

Postimi i kryeministrit Rama:

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

The post Tirana mirëpret Forumin e Investimeve EU–WB6/ Kryeministri Rama: Ngjarje historike, hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në rajon appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eleven − two =