The Weeknd thyen rekordet me turneun “After Hours Til Dawn”

0

The Weeknd po bën histori në skenën botërore. Turneu i tij “After Hours Til Dawn” ështe turneu më fitimprurës i të gjithë kohërave nga një artist solo mashkull, duke kaluar shifrën marramendëse të 1 miliard dollarëve të arkëtimeve.

Sipas të dhënave më të fundit, duke përfshirë edhe datat e reja të vitit 2026 në Meksikë, Brazil, Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar, turneu ka shitur më shumë se 7.5 milionë bileta në 153 koncerte.

Turneu ka nisur në vitin 2022 dhe që prej atëherë ka kaluar dy herë në Amerikën e Veriut, si dhe në Europë, MB, Amerikën Latine dhe Australi, duke u bërë një fenomen global koncertesh.

Në vitin 2023, Guinness World Records e shpalli The Weeknd-in “Artistin më të popullarizuar në botë”, ndërsa super-hiti i tij “Blinding Lights” u certifikua Diamond dhe u rendit si kënga Nr.1 e të gjitha kohërave në Billboard Hot 100, duke kaluar klasikun “The Twist”.

Me gjithë suksesin rekord, The Weeknd renditet i treti në listën e turneve më fitimprurës në histori, i kaluar vetëm nga: Taylor Swift – “Eras Tour” (~2 miliardë dollarë), Coldplay – “Music of the Spheres” (~1.5 miliardë dollarë).

The post The Weeknd thyen rekordet me turneun “After Hours Til Dawn” appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

nineteen − fourteen =