Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person, policia fut qytetin në shtetrrethim

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës. Burime për mediat bëjnë me dije se shtetasi Skerdi Mehmetaj ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje. Ata kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe janë në ndjekje të tij.

“Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Skerdi Mehmetaj, 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj”, thuhet në informacionin paraprak të shpërndarë nga Policia e Vlorës.

The post Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person, policia fut qytetin në shtetrrethim appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

ten + 7 =