“Të qëndrosh i heshtur përballë masakrave në Gaza do të thotë të jesh bashkëpunëtor në krim”, Erdogan sulmon Izraelin

0

Së fundmi, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar ta pozicionojë vendin e tij si një pikë stabiliteti në një botë gjithnjë e më të trazuar, duke thënë se Turqia është thelbësore për sigurinë evropiane.

Erdogan tha gjithashtu se Turqia është në gjendje të shtrijë ndarjet gjeopolitike mbi Ukrainën, Sirinë dhe valën e fundit të tarifave amerikane që kanë ndezur një luftë tregtare globale.

Bëhet e ditur se Erdogan këto komente i dha në Forumin vjetor të Diplomacisë në Antalia.

Një pjesë e konsiderueshme e fjalimit të tij u fokusua në konfliktin izraelito-palestinez, shkruan AA.


"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Lexo po ashtu
"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

“Vitet e fundit, Izraeli ka kryer hapur gjenocid kundër popullit palestinez, duke shpërfillur të drejtat themelore të njeriut dhe duke shkelur ligjin ndërkombëtar”, tha Erdogan.

Ai e përshkroi Izraelin si një “shtet terrorist” dhe denoncoi heshtjen e komunitetit ndërkombëtar.

“Të qëndrosh i heshtur përballë masakrave të Izraelit do të thotë të jesh bashkëpunëtor në këtë krim”, tha ai.

Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të ndërmarrë veprime dhe t’i japë fund gjakderdhjes, duke u bërë thirrje atyre që “të qëndrojnë me popullin palestinez”.

“Edhe nëse është në luftë, a vepron kështu një shtet legjitim? A nuk quhet ky terrorizëm shtetëror? Prandaj Izraeli është një shtet terrorist”, përfundoi Erdogan. /Telegrafi/

The post “Të qëndrosh i heshtur përballë masakrave në Gaza do të thotë të jesh bashkëpunëtor në krim”, Erdogan sulmon Izraelin appeared first on Telegrafi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eight + seven =