“Tani po e kuptoj kur the ‘kam ardhur për veten time'”, Gerta hedh thumba ndaj Eglit, teksa lahet me Gjestin në vaskë

0

Një tjetër skenë intriguese ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother, ku Egli dhe Gjesti janë parë duke u larë bashkë në vaskë, në një moment tepër të afërt mes tyre.

Teksa çifti po qëndronte pranë njëri-tjetrit, pranë tyre është ulur Gerta, e cila nuk ka nguruar të bëjë komente dhe të lëshojë “thumbime” në drejtim të Eglit.

Gerta, me një ton ironik, ka kujtuar deklaratën e Eglit pas rikthimit të saj në shtëpi, kur kjo e fundit tha se po rikthehej për të vendosur dinjitetin në vend.

Foto: Screenshot/Instagram

“Egli, besoj tani je e lumtur që Gjesti po të vjen nga mbrapa. Tani po e kuptoj atë fjalinë kur the që ke ardhur për veten tënde”, u shpreh ajo, duke nxitur një debat të drejtpërdrejtë mes vajzave.

Egli, e dukshëm e irrituar nga prania dhe komentet e Gertës, iu përgjigj me një ton të prerë: “Mos fol me askënd nga mëngjesi deri në darkë”, duke nënkuptuar se duhet të krijosh raport me dike në shtëpi.

Foto: Screenshot/Instagram

Por, Gerta nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke vijuar: “Jo, ti ke ardhur për veten tënde që të të vijë Gjesti nga mbrapa”.

Kur Egli e pyeti se pse po qëndronte aty pranë, Gerta iu përgjigj shkurt: “Është pjesë e shtëpisë”.

Momente tensioni si ky tregojnë qartë se loja në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, me marrëdhënie që ndërthuren me përplasje, ironi dhe afrime të papritura. /Telegrafi/

The post “Tani po e kuptoj kur the ‘kam ardhur për veten time’”, Gerta hedh thumba ndaj Eglit, teksa lahet me Gjestin në vaskë appeared first on Telegrafi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × five =