Takimi me Begajn dhe Ramën/ Ursula Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së

0

Ditën e sotme, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nisi turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, duke bërë ndalesën e parë në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, duke shënuar një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit.

“Jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të këtij rrugëtimi”, tha von der Leyen me anë të një postimi në X pas takimit me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Postimi i Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen:

“Jam e lumtur që po e filloj turneun tim vjetor në Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Me një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit. Ne jemi gati t’ju mbështesim në çdo hap të rrugës”.

 

The post Takimi me Begajn dhe Ramën/ Ursula Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × 2 =