Sylvinho, “reshtore” që në Malaga: asnjë i dëmtuar, nga nesër stërvitja në Tiranë

0

Pas testit miqësor ndaj Gjibraltarit, kuqezinjtë nuk e ndërprenë ritmin. Një ditë pas fitores minimale 0-1, skuadra zhvilloi një tjetër seancë stërvitore në Malaga, duke mbyllur kështu ciklin përgatitor në tokën spanjolle. Në qendër të vëmendjes ishin lojtarët që nuk u aktivizuan ose morën pak minuta në fushë, të cilët punuan me ngarkesë të plotë. Ndërkohë, titullarët e ndeshjes së fundit kryen vetëm ushtrime të lehta rikuperimi.

Performanca për tu harruar

Miqësorja me Gjibraltarin, pavarësisht fitores, tregoi mangësi në lojën e skuadrës. Sylvinho dhe stafi i tij janë të vetëdijshëm se niveli i treguar nuk mjafton për një sfidë zyrtare. Braziliani kërkon një tjetër qasje në fushë, më të vendosur dhe më të qartë në ide, sepse ndaj Letonisë nuk ka alternativë tjetër përveç fitores.

Drejt Tiranës

Në orët e pasdites së sotme ekipi udhëton nga Malaga drejt kryeqytetit shqiptar. Që nga e shtuna, stërvitjet do të zhvillohen në Tiranë me një fokus të vetëm: të krijohet forma më e mirë e mundshme përpara 90 minutave që mund të peshojnë shumë në ecurinë e kuqezinjve drejt një ëndrre botërori.

Lexo më tej: Shqipëria mezi mund vendin e 199 në renditje: një penallti shpëton teknikun Sylvinho

Nga nesër, kombëtarja zhvendoset në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë. Aty nis kapitulli i ri, i përqendruar krejtësisht te përballja e rëndësishme me Letoninë. Ndeshja e 9 shtatorit është vendimtare për vazhdimin e rrugës drejt Botërorit 2026, ndaj çdo detaj në stërvitje do të ketë peshë.

The post Sylvinho, “reshtore” që në Malaga: asnjë i dëmtuar, nga nesër stërvitja në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

14 + 19 =