Spanja vazhdon përpara me planin për të tatuar 100% blerësit e shtëpive jashtë BE

0

Qeveria e Spanjës po vazhdon me një propozim të diskutueshëm për të goditur banorët e vendeve jashtë Bashkimit Europian, me një taksë 100% kur blejnë shtëpi, ndërsa kërkon të trajtojë krizën në rritje të strehimit.

Partia Socialiste e Kryeministrit Pedro Sanchez e paraqiti planin si pjesë të një projektligji më të gjerë për strehimin. Projektligji synon të promovojë masa, që mundësojnë aksesin në strehim, pasi po ndodh një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet shoqëria spanjolle aktualisht.

Sanchez njoftoi për herë të parë planet për të krijuar taksën e re në janar, në një përpjekje për të adresuar pakënaqësinë për çmimet në rritje të pasurive të paluajtshme dhe mungesën e strehimit në zona duke përfshirë Madridin dhe Barcelonën. Në atë kohë, Sanchez tha se të huajt po ‘rrëmbenin’ shtëpitë dhe po spekulonin me rritjen e çmimeve, dhe se banorët jashtë BE blenë 27,000 prona në vitin 2023.

Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar janë blerësit më të mëdhenj të huaj të pronave spanjolle, kryesisht në rajonet bregdetare si Valencia, Andaluzia dhe Ishujt Balearik. Gjermanët, holandezët dhe qytetarët e tjerë të BE-së do të përjashtohen.

Nuk është aspak e sigurt, që projektligji do të miratohet në Parlament, pasi Sanchez ka luftuar për të miratuar legjislacionin, që kur formoi qeverinë e tij aktuale në vitin 2023. Kryeministri udhëheq një koalicion minoritar dhe ka nevojë për mbështetje nga rreth tetë parti, sa herë që dëshiron të miratojë ligjet – diçka që ai nuk e arrin gjithmonë.

Projektligji specifikon se, nëse miratohet, taksa nuk do të prekë biznesmenët e huaj ose punëtorët profesionistë në vend. Ky përjashtim potencialisht do të mbronte punëtorët e huaj.

Projektligji i paraqitur të enjten përfshin disa masa të tjera, të tilla si rritja e tatimit mbi vlerën e shtuar për qiratë afatshkurtra dhe rritja e taksave për fondet e investimeve në pasuri të paluajtshme të listuara publikisht. Ai gjithashtu kërkon të vendosë një taksë për shtëpitë që janë bosh.

Për të luftuar mungesën e strehimit, administratat qendrore dhe lokale po shtrëngojnë gjithashtu qiratë e pushimeve, me Barcelonën që synon të ndalojë të gjitha qiratë afatshkurtra deri në vitin 2029. Qeveria e Sanchez po kërkon gjithashtu të krijojë një skemë private-publike, për të ndërtuar shtëpi përmes sistemeve industriale, që e bëjnë ndërtimin si më të shpejtë ashtu edhe më të lirë sesa ndërtimi tradicional me tulla dhe llaç. / Bloomberg

The post Spanja vazhdon përpara me planin për të tatuar 100% blerësit e shtëpive jashtë BE appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seven + 2 =