Java zyrtare e punës në Spanjë do të reduktohet në 37.5 orë nga 40 orë sipas një ligji të ri të propozuar
Spanja së shpejti mund të kalojë në një javë më të shkurtër dhe punonjësit do të punojnë 2.5 orë më pak, pasi qeveria miratoi të martën një projektligj që do të reduktojë orët zyrtare të punës nga 40 orë në 37.5 orë.
Nëse miratohet, projektligji, i cili tani do të kalojë në parlamentin spanjoll, do të përfitonin 12.5 milionë punonjës të sektorit privat me kohë të plotë dhe të pjesshme dhe pritet të përmirësohet produktivitetin dhe të ulen mungesat në punë, sipas Ministrisë së Punës së vendit.
“Sot, ne po modernizojmë botën e punës dhe po i ndihmojmë njerëzit të jenë pak më të lumtur”, tha Ministrja e Punës Yolanda Díaz, e cila kryeson partinë Sumar, që është pjesë e qeverisë aktuale të koalicionit të krahut të majtë.
Masa, e cila tashmë zbatohet për nëpunësit civilë dhe disa sektorë të tjerë, do të prekte kryesisht sektorin e shitjes me pakicë, prodhimin, mikpritjen dhe ndërtimin, shtoi Díaz.
Qeveria e Kryeministrit Pedro Sánchez nuk ka një shumicë të qartë në parlament, ku projektligji duhet të miratohet që të bëhet ligj.
Sindikatat kryesore kanë shprehur mbështetje për propozimin, ndryshe nga shoqatat e biznesit.
Spanja ka pasur një javë pune 40-orëshe që nga viti 1983, kur u reduktua nga 48 orë.
Pas pandemisë COVID-19, ka pasur lëvizje për të ndryshuar zakonet e punës me skema të ndryshme pilot të nisura në Spanjë, për të futur potencialisht një javë pune katër-ditore, duke përfshirë një provë më të vogël në Valencia.
Rezultatet e programit njëmujor sugjeruan, që punëtorët kishin përfituar nga fundjavat më të gjata, duke zhvilluar zakone më të shëndetshme siç është sporti, si dhe duke ulur nivelet e stresit. / Euronews, Shqip.al
The post Spanja do të reduktojë javën e punës në 37.5 orë appeared first on Revista Monitor.









