Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Rroskovec, Majlinda Bufi, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
SPAK ka kërkuar gjithashtu që dënimi të pezullohet dhe Bufi të mbetet në Shërbim Prove për 2 vjet, duke e bërë të mundur që ajo të mos shkojë në burg menjëherë.
Çështja lidhet me pretendime se kryebashkiakja ka përdorur resurse dhe funksione publike për qëllime politike gjatë periudhës zgjedhore.
The post SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin appeared first on Lapsi.al.










