Ditën e sotme, në orën 07:00 ka nisur votimi në Maqedoninë e Veriut, për zgjedhjet lokale në vend.
Qytetarët do t’u drejtohen kutive për të zgjedhur kryetarët e 81 komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë, përfshirë edhe qytetin e Shkupit.
Procesi zgjedhor zhvillohet në 3,474 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa në listën e votuesve janë regjistruar 1,832,415 qytetarë me të drejtë vote.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe të pavarura qytetarësh, duke përfshirë gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për anëtarë këshillash.
Shkupi mban rekordin për numrin më të madh të kandidatëve për kryetar bashkie, me gjithsej 16 kandidatë që garojnë për drejtimin e kryeqytetit.
The post Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votojnë për kryetarët në 81 komuna appeared first on Albeu.com.









