Andy Robertson flet me zërin që i dridhet nga emocionet, dhe jo vetëm për kënaqësinë e të qenit në Botëror me Skocinë e tij. Mendimi i parë pas arritjes së kombëtares së tij është për Diogo Jota. Futbollisti i Liverpool është një lëmsh emocionesh të forta, i lë të rrjedhin bashkë me tensionin dhe adrenalinen e ndeshjes së fituar kundër Danimarkës, duke shmangur bishtin e rrezikshëm të playoff-eve. Ai nxjerr gjithçka jashtë dhe përlotet kur flet për ish-shokun e tij të skuadrës te Reds, i cili vdiq korrikun e kaluar në një aksident rrugor: “Sot nuk ia hiqja dot nga mendja mikun tim Diogo Jota. Kemi folur shumë për të shkuarit në Botëror. E di që sot do të më buzëqeshë. Jam kaq i lumtur që përfundoi kështu.”
Robertson flet për mikun e tij, Diogo Jota, në momentin më të bukur
“Hampton Park” është në festë. Fitorja 4-2 e Skocisë, e shtyrë edhe nga një gol i mrekullueshëm i Scott McTominay, erdhi pas një ndeshjeje të ndaluar për zemrat e dobëta për mënyrën si qëndroi në ekuilibër. Goli i barazimit të skandinavëve, i shënuar nga Dorgu në minutën e 82’, dukej sikur kishte vënë fundin e ëndrrës së vendasve, por mes minutës së 92’ dhe 93’ ndodhi gjithçka: fillimisht goditja e dënimit e Tierney, pastaj goli i sigurisë nga McLean që bëri të shpërthente stadiumi. Për herë të parë pas gati 30 vitesh, Skocia është përsëri në fazën finale të Kupës së Botës.
Robertson u përpoq të mbante lotët pas fishkëllimës së fundit, por nuk ja doli. I emocionuar, përpara mikrofonave të BBC-së, ai rrëfeu gjithçka mbante brenda në atë moment: “Është ndryshe nga momentet e mëdha të përjetuara me Liverpool. Besoj se e kam fshehur mirë, por sot isha i thyer. E dija që, në moshën time, kjo do të ishte mundësia ime e fundit për të marrë pjesë në Botëror. Dhe nuk ia hiqja dot nga mendja mikun tim Diogo Jota. Kemi folur shumë bashkë për Kupën e Botës… për të që nuk shkoi për shkak të dëmtimit dhe për mua që mbeta në shtëpi sepse kombëtarja ime nuk u kualifikua.”
Rrëfimi është emocionues, edhe gazetarët përballë tij preken shumë nga pastërtia e ndjenjave të shprehura në kujtim të futbollistit që nuk jeton më: “Gjithmonë kemi folur për si do të ishte të shkonim në këtë Kupë të Botës – shtoi Robertson. – Por unë e di që këtë mbrëmje Diogo do të jetë diku duke më buzëqeshur. Nuk e hoqa dot nga mendja gjatë gjithë ditës.”
‘I couldn’t get my mate Diogo Jota out of my head today’
Andy Robertson on what it means to qualify for the World Cup
#BBCFootball pic.twitter.com/VIDEO_LINK
— BBC Sport Scotland (@BBCSportScot) November 18, 2025
Vdekja e Diogo Jota në një aksident të tmerrshëm
Vdekja e portugezit Diogo Jota ishte një tronditje shumë e madhe për gjithë komunitetin sportiv. Sulmuesi i Liverpool ishte martuar dhjetë ditë më parë, duke kurorëzuar ëndrrën e tij të dashurisë dhe duke vulosur një sezon shumë të lumtur edhe nga ana sportive, pasi kishte fituar Premier League me Reds. Ai ishte në makinën e tij, në shoqërinë e vëllait André (i cili gjithashtu humbi jetën në përplasjen tragjike), dhe po shkonte të merrte tragetin për t’u kthyer në Angli, kur ndodhi tragjedia. Shkaku i saj ishte shpërthimi i njërës prej gomave gjatë një parakalimi, që e destabilizoi makinën dhe shkaktoi fatkeqësinë.
The post Skocia në Botëror, Robertson i përlotur në TV: “Diogo Jota sot do të më buzëqeshë” appeared first on Lapsi.al.











