Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën

0

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 29 janar, seancën për ish-presidentin dhe njëkohësisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Seanca e radhës u mbajt sot, teksa SPAK akuzon ish-kreun e shtetit për lobimin e ish-LSI në SHBA, fshehje pasurie dhe çështjen CEZ-DIA.

Gazetarja Klodiana Lala informon se sot (22 janar), prokurorët kanë lexuar një pjesë të parashtrimeve të tyre nga aktet e dosjes penale.

Gjatë seancës ka pasur edhe debate mes palëve, përsa u përket provave, pasi avokati i ish-presidentit pretendoi mungesë të fakteve.

Pas mbarimit të seancës, mbrojtësi Kujtim Cakrani, u shpreh para mediave se “kjo seancë e sotme vërtetoi se akuza nuk qëndron dhe se beteja mbetet e hapur”.

Meta qëndron i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 dhe nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e ngritura, madje ka akuzuar Policinë për rrëmbim të dhunshëm.

The post Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

twelve − five =