Shqiptarja nga Gjakova vritet nga ish-bashkëshorti i saj në Austri

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare e identifikuar si Zoja Oroshi me origjinë nga Gjakova u vra nga ish-bashkëshorti i saj në qytezën Soob.

Sipas mediave austriake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18.30 minuta. Autori i krimit është një 47 vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili ndodhet në paraburgim.

Gruaja e pajetë u gjet në kopshtin e shtëpisë me plagë të shkaktuara nga thika dhe arma e zjarrit. Një pistoletë 9 mm është gjetur në vendgjarje.

Trupi i viktimës po i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Çështja është në duart e prokurorit publik.

Sipas gjetjeve fillestare nga zyra e prokurorit, hetimet janë shtrirë në pistën e mosmarrëveshjve familjare. Nga martesa mes tyre fëmijët kishin 4 fëmijë së bashku. /LAPSI.al

Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-burri në Austri,  la pas vetes katër fëmijë – Lajmi.net

The post Shqiptarja nga Gjakova vritet nga ish-bashkëshorti i saj në Austri appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

20 + 17 =