Shpërthim masiv në një fabrikë eksplozivësh në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

0

Një shpërthim i madh në një strukturë ushtarake që trajton dhe prodhon eksplozivë në jugperëndim të Nashville ka shkaktuar vdekjen e disa personave dhe ka lënë të paktën 19 të tjerë të zhdukur, thanë zyrtarët e vendit të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi pak para orës 08:00 sipas orës lokale të së premtes dhe u dëgjua nga kilometra larg, duke përfshirë qarqe përreth, raporton një degë lokale e CBS News. Video ajrore nga vendi i ngjarjes tregon mbeturina të djegura, automjete që janë përfshirë nga zjarri dhe pjesë të rrënuara të objektit.

Fabrika i përket kompanisë Accurate Energetic Systems, e specializuar në zhvillimin, prodhimin, trajtimin dhe ruajtjen e eksplozivëve. Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, por sipas raporteve fillestare një nga ndihmësit e parë tha për Associated Press se nuk kanë mundur menjëherë të hyjnë brenda për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme.

Në vendngjarje po punojnë një numër i madh forcash emergjente zjarrfikës, ekipe shpëtimi dhe forca të sigurisë ndërsa hetimet paraprake kanë nisur për të përcaktuar shkakun e shpërthimit dhe për të identifikuar të gjithë të përfshirët. Zyrtarët ende nuk kanë dhënë një shifër zyrtare të viktimave, por thanë se lista e personave të zhdukur mund të ndryshojë ndërsa vijon kërkimi.

Familjarët dhe banorët e zonës janë të shqetësuar ndërsa autoritetet këshillojnë qytetarët të shmangin zonën për të lejuar punën e ekipeve të emergjencës. Mediat lokale dhe kombëtare po mbulojnë ngjarjen, dhe hetuesit federale pritet të përfshihen për shkak të natyrës së objektit dhe lëndëve të përfshira. /Euronews

The post Shpërthim masiv në një fabrikë eksplozivësh në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

15 − 3 =