SHORTI BOTËRORI 2026/ Zbulohet vendi i Shqipërisë dhe Kosovës, plotësohen të gjitha grupet

0

Futbolli botëror ka sot të gjithë vëmendjen në “Kennedy Center” në Uashington, ku FIFA hedh shortin për fazën finale të Kupës së Botës 2026.

Një short i veçantë, pasi ky është turneu i parë me 48 skuadra, si dhe zhvillohet në 3 shtete të ndryshme: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Njëkohësisht, ai sheh për herë të parë Shqipërinë si pjesëmarrëse, edhe pse për momentin “në teori” pasi kuqezinjtë më parë duhet të kalojë fazën play-off në muajin mars.

Ndiqni në vijim momentet kryesore të ceremonisë së sotme:

GRUPI A: Meksikë, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Play-Off UEFA D

GRUPI B: Kanada, Play-Off UEFA A, Katar, Zvicër

GRUPI C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci

GRUPI D: SHBA, Paraguai, Australi, Play-Off UEFA C (Kosova)

GRUPI E: Gjermani, Kuraçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador

GRUPI F: Holandë, Japoni, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Tunizi

GRUPI G: Belgjikë, Egjipt, Iran

GRUPI H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabi Saudite, Uruguai

GRUPI I: Francë, Senegal, Play-Off ndërkontinental 1, Norvegji

GRUPI J: Argjentinë, Algjeri, Austri

GRUPI K: Portugali, Uzbekistan, Kolumbi

GRUPI L: Angli, Kroaci, Panama

SKUADRAT NË VAZO

VAZO 1: Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani

VAZO 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi

VAZO 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut

VAZO 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play-Off UEFA A, Play-Off UEFA B (Shqipëria), Play-Off UEFA C, Play-Off UEFA D, Play-Off ndërkontinental 1, Play-Off ndërkontinental 2.

The post SHORTI BOTËRORI 2026/ Zbulohet vendi i Shqipërisë dhe Kosovës, plotësohen të gjitha grupet appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

eighteen − five =