Shkrumbohet pallati trekatësh në Peshkopi

0

Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në katin e tretë të godinës dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarri ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, pasi ndërtesat në zonë ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve.

Fatmirësisht, është bërë evakuimi në kohë i banorëve dhe nuk raportohet për të lënduar.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

The post Shkrumbohet pallati trekatësh në Peshkopi appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

twelve − 6 =