Shikoni si e terrorizojnë në burg ish-presidentin francez Sarkozi (VIDEO)

0

Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale tregon momentet kur ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy bëhet shënjestër e kërcënimeve nga bashkë-të-burgosurit e tij, pavarësisht masave të sigurisë të marra ndaj tij.

Në pamje dëgjohen të burgosur që i bërtasin, e fyejnë dhe e kërcënojnë Sarkozy-n, duke e thirrur me emër gjatë natës me qëllimin që të mos e lënë të flejë.

Vetëm një ditë më parë, tre të burgosur u ndaluan pas publikimit të një videoje tjetër, ku po ashtu dëgjoheshin kërcënime ndaj ish-presidentit.

Prokuroria e Parisit ka konfirmuar sekuestrimin e dy telefonave celularë dhe ka hapur një hetim për kërcënime ndaj jetës së Nicolas Sarkozy-t, i cili po hetohet nga policia franceze.

Lexo më tej: Qelia VIP me TV ku po mbahet Nicolas Sarkozy/ Me vete mori “Konti i Monte Kristos” 

The post Shikoni si e terrorizojnë në burg ish-presidentin francez Sarkozi (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

one × one =