Sherr masiv në Lushnje, tre të persona përfundojnë në spital

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22.30 në fshatin Golem i madh në njësinë administrative Golem bashkia Lushnje. Tre persona janë plagosur me njëri tjetrin me thika dhe kanë përfunduar në spital.

Sipas informacioneve të marra nga bluzat e bardha të spitalit të Lushnjes të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit ku marrin mjekim dhe të ruajtur nga forcat e rendit.

Sipas dëshmitarëve okularë personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë duke ngrënë e pirë së bashku prej orëve të pasdites.

Policia ka nisur të pyesë personat që kanë parë ngjarjen. Dyshohet se përfshirja në grindje dhe përdorimin e armëve të ftohta ka qenë për shkaqe banale dhe të përdorimit të alkoolit.

The post Sherr masiv në Lushnje, tre të persona përfundojnë në spital appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

3 + 4 =