“Duhej fitorja se sbën, që të vazhdohej ëndrra që kishim në kokë. Jam gëzuar që fituam, dhe pse një ndeshje me shumë lodhje mendore e fizike. Këto ndeshje duhet t’i mbyllim shumë më shpejt se sa t’i lëmë 1-0”. Elseid Hysaj nuk e fsheh çlirimin pas fitores me Letoninë, në kualifikueset e Botërorit 2026. Mbrojtësi koleksionoi një tjetër prezantim pozitiv, por megjithatë ka një apel: “Nuk mundemi më të luajmë me 1-0, se futbolli ka ndryshuar. Edhe Letonia, edhe ne mund të bënim gol në fund. Me raste duhet të shfrytëzonim e shkonim 2-0, se mund të komplikohej ndeshja në fund. Duhet të punojmë më shumë në fazën sulmuese”.
Hysaj pastaj u ndal te Broja, I shuar e nën ton edhe në këtë ndeshje: “Unë e kuptoj Brojën çfarë lojtari është e mundohem ta vë në pozitën më të mirë. Është një djalë me potencial të fortë, por është pak si i mbyllur në veten e tij. Por jam i bindur që herët a vonë do shpërthejë e do të na ndihmojë më shumë”.
Në fund edhe një ironizim për Serbinë, që doli e dërrmuar në shtëpi 5-0 ndaj Anglisë: “Shpresojmë të fitojmë të radhës, po fituam besoj se do të jetë ndeshja më e bukur e jetës time. Serbia? E morëm vesh, shumë bukur doli”, tha Hysaj.
The post “Serbia?Shumë bukur doli”: Hysaj ironizon, Asllani shmang dëmtimin: “Bëra ekografinë” appeared first on Lapsi.al.









