Sapo ishte kthyer në formën më të mirë, ylli i mesfushës i Barcelonës mbyll para kohe vitin

0

Barcelona ka humbur shërbimet e Dani Olmos të paktën deri në janarin e vitit 2026. Ka qenë vetë klubi katalanas që ka konfirmuar se në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Atletiko Madrid, mesfushori ofensiv pësoi një dëmtim në shpatullën e majtë.

Ai realizoi në portën e Atletikos por pastaj ra në shpatull duke pësuar një dëmtim. Pasi mori ndihmën e mjekëve, Olmo vazhdoi të luante në këtë sfidë. Por pas vizitave të kryera sot, klubi ka konfirmuar se futbollisti ka pësuar një dëmtim në shpatullën e majtë.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se lloji i dëmtimit e lë atë jashtë të paktën deri në janar, duke humbur tre ndeshje në kampionat, një në Ligën e Kampioneve ndaj Eintraht Frankfurt, si dhe një në Kupën e Mbretit. Megjithatë, ana pozitive është që ai nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe kjo do të përshpejtojë ndjeshëm kthimin e tij në fushë.

The post Sapo ishte kthyer në formën më të mirë, ylli i mesfushës i Barcelonës mbyll para kohe vitin appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

20 − 9 =