Sam Asghari flet për planet romantike pas ndarjes nga Britney

0

Sam Asghari, ish-bashkëshorti i Britney Spears, duket se është i hapur për një martesë tjetër në të ardhmen. Në një intervistë të shkurtër për TMZ, 31-vjeçari tha se mundësia për një fejesë të re nuk është e përjashtuar, ndërsa ishte parë në Los Angeles bashkë me të dashurën e tij të re, agjenten e pasurive të paluajtshme Brooke Irvine.

Kur u pyet nëse çifti kishte plane për t’u fejuar “së shpejti”, Asghari u përgjigj:“Ndoshta, po… ndoshta.”
Ai gjithashtu pranoi se ka pasur biseda për fejesë me Irvine. “Jeta është për t’u jetuar, për të përjetuar dhe për t’u shijuar,” – shtoi Asghari.

Pas ndarjes me Spears në vitin 2023, Asghari u shfaq për herë të parë publikisht me Brooke Irvine gjatë një eventi bamirësie në Las Vegas në nëntor 2024. Në atë kohë, ai i tha revistës PEOPLE se ishte plotësisht gati për të ecur përpara dhe se e shihte jetën me pozitivitet.

“Duhet të qëndrosh me këmbë në tokë dhe të jetosh me të vërtetën tënde, jo me opinionet e të tjerëve,” – tha ai.

Asghari dhe Spears ishin bashkë për shtatë vite dhe të martuar për 14 muaj, para se ai të kërkonte divorcin më 16 gusht 2023. Ndarja u finalizua në maj 2024. Edhe pse nuk kishin fëmijë së bashku, Asghari kishte shprehur dëshirën për t’u bërë baba me këngëtaren.

Pas komenteve të Spears në Instagram – ku e quajti martesën e tyre “një shpërqendrim të rremë” dhe “vitet më të vështira të jetës” – ai reagoi duke thënë:

“Martesa jonë ishte shumë reale për mua. Mund të ketë qenë e shkurtër, por ishim bashkë shtatë vjet. E kam dashur dhe gjithmonë do ta dua. I uroj më të mirat.”

 

The post Sam Asghari flet për planet romantike pas ndarjes nga Britney appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × 3 =