Sali Berisha: Ja epiteti që Balluku i kishte vendosur Ramës

0

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar se situata brenda PS-së, sipas tij është shkërmoqur pas marrjes së zv/kryeministres Belinda Balluku, të pandehur nga SPAK.

Në mbledhjen e kryesisë së PD, Berisha u shpreh se Balluku është sipas tij hajdutja më e madhe e qeverisë, ndërsa ka zbuluar edhe disa mesazhe që sipas tij Balluku ja dërgonte vartësve të saj.

Sipas Berishës, në mesazhe Balluku i referohej Ramës me epitetin “Palloshi i gjatë”.

“Zhvillimet brenda tyre janë shkërmoqëse dhe u bënë më dramatike kur Rama mori vesh se Lubia në mesazhet e saj u thoshtë vartësve se këto e ato janë për Palloshin e gjatë. Cfarë gjuhe, por nuk kam ca të bëj, do ta them. Janë në sms dhe email. Lubia nuk i tha vetëm Prençit që unë heq rrobat e gruas dhe vishem si burrë, por ia tha edhe Ramës në zyrë”,- është shprehur Berisha.

The post Sali Berisha: Ja epiteti që Balluku i kishte vendosur Ramës appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

13 + 16 =