Rusia shpall “armëpushimin e Pashkëve” me Ukrainën deri në mesnatën e 21 prillit

0

Rusia ka deklaruar se do të ndërpresë të gjitha operacionet ushtarake si pjesë e “armëpushimit të Pashkëve” në Ukrainë.

Në një përditësim në Telegram, Kremlini thotë se armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga ora 18:00 e ditës së sotme me kohën lokale deri në mesnatën e 21 prillit.

Moska thotë se shpreson që pala ukrainase do të ndjekë shembullin e tyre. Ndërkohë, Kievi nuk ka dhënë ende një përgjigje për propozimin.

“Në të njëjtën kohë, trupat tona duhet të jenë të gatshme për të zmbrapsur shkeljet e mundshme të armëpushimit dhe provokimet nga armiku, çdo veprim agresiv të tij”, thuhet në deklaratë.

The post Rusia shpall “armëpushimin e Pashkëve” me Ukrainën deri në mesnatën e 21 prillit appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

fifteen − 7 =