Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po “refuzon haptazi armëpushimin” dhe “nuk ka frikë”.
Në një video adresim të publikuar në X, presidenti ukrainas tha se Vladimir Putin “mbetet i fokusuar në vazhdimin e luftës”, transmeton Telegrafi.
Ai pohoi gjithashtu se propagandistët shtetërorë rusë “po përgatisin audiencën e tyre për idenë se diplomacia nuk do të sjellë asnjë rezultat”.
“Ka vetëm një arsye për këtë – në Moskë, ata nuk kanë frikë. Nëse nuk ka presion të mjaftueshëm ndaj Rusisë, ata do të vazhdojnë të bëjnë atë që janë mësuar – do të vazhdojnë të bëjnë luftë”, shtoi presidenti ukrainas.
“Ne të gjithë duam që kjo të përfundojë. Paqja është e nevojshme – dhe ajo duhet të jetë e qëndrueshme”, tha për fund Zelensky. /Telegrafi/
Thirty four days ago, Ukraine responded positively to the U.S. proposal for a full and unconditional ceasefire. And for thirty four days now, Russia has been openly refusing to cease fire. Putin remains focused on continuing the war. Russian state propagandists are preparing… pic.twitter.com/nqSlegFOMD
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 14, 2025
The post Rusia refuzon armëpushimin, thotë Zelensky appeared first on Telegrafi.









