Reshje të para dëbore, zbardhen zonat e Qafë Thores, Thethit dhe Kelmendit

0

Zonat e Qafë Thores, Thethit dhe Kelmendit janë zbardhur këtë të shtunë nga dëbora. Pas reshjeve të shiut, në rrugën Shkodër-Theth kanë nisur reshjet e dëborës.

Momentalisht, rruga është e hapur për qarkullim, por drejtuesit e automjeteve duhet që të tregohen të kujdesshëm dhe të jenë të pajisur me zinxhirë me vete në rast të reshjeve të dendura.

Firma nënkontraktore ka nisur punën për pastrimin e borës dhe qarkullimin normal të automjeteve.

Pamjet që vijnë nga aksi Qafë Thore-Theth dhe Kelmend, i shfaqin këto zoanë nën petkun e borës.

The post Reshje të para dëbore, zbardhen zonat e Qafë Thores, Thethit dhe Kelmendit appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

thirteen − twelve =