Ray J shpërthen kundër Kim Kardashian: “Më keq se Diddy”

0

Ray J ka bërë një deklaratë tronditëse gjatë një transmetimi live me Chrisean Rock, ku pretendoi se është duke bashkëpunuar me autoritetet federale për të ndërtuar një rast RICO kundër ish-të dashurës së tij, Kim Kardashian, dhe nënës së saj, Kris Jenner.

“RICO federal që po përgatitem të hedh kundër Kris dhe Kim do të jetë çmenduri,” tha ai gjatë videos që po qarkullon në platformën X (ish-Twitter).

“Po flas për lajmet çdo ditë. Kushdo që është mik me Kim, le t’i thotë tani. FBI po vjen. S’kam çfarë bëj më.”

Ray J madje e përshkroi rastin si “më keq se Diddy,” duke iu referuar reperit Sean “Diddy” Combs, i cili këtë vit u përball me akuza të rënda në një gjyq federal.

Pavarësisht deklaratave të bujshme, Ray J nuk dha asnjë provë konkrete apo detaje shtesë për këtë çështje. Deri tani, asnjë institucion zyrtar nuk e ka konfirmuar ekzistencën e një hetimi të tillë.

Kjo nuk është hera e parë që Ray J përmend një çështje të tillë ndaj Kardashianëve. Në vitin 2022, ai shpërtheu në rrjetet sociale pasi Kris Jenner mohoi se kishte ndikuar në publikimin e famshëm të kasetës intime mes Kim dhe Ray J, e cila u publikua në vitin 2007.

“Ju u ngatërruat me njeriun e gabuar,” shkroi Ray J në një video të fshirë më pas.

Në intervista të mëvonshme, ai ka e quajtur publikimin e kasetës “gjënë më të keqe që i ka ndodhur ndonjëherë” dhe një ngjarje që e ka ndjekur negativisht për vite.

The post Ray J shpërthen kundër Kim Kardashian: “Më keq se Diddy” appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × two =