Qytetet që turistët po braktisin dhe destinacionet që po marrin vëmendjen botërore

0

Sipas të dhënave vjetore të kërkimit në Google për fluturime, hotele dhe itinerare, modelet tona të udhëtimit po ndryshojnë

Platforma InsureandGo i është bashkuar debatit, me reference të dhënat e kërkimit në Google. Duke analizuar ndryshimet nga viti në vit në kërkimet për fluturime, hotele dhe itinerare, kompania e sigurimeve ka identifikuar jo vetëm se cilat destinacione po tërheqin vëmendjen, por edhe ato që po braktisen.

Havana ka parë një nga rëniet më të mëdha të kërkimeve në vit 28 përqind, dhe ndërsa kryeqyteti kubanez ka një sharm retro të shoqëruar nga një kulturë e pasur muzikore, njerëzit duket se po i drejtohen Balit në vend të tij.

Havana, Kuba

Destinacioni i Azisë Juglindore ka parë një rritje të interesit me rreth 16 përqind sipas studimit, dhe së fundmi është emëruar jo vetëm ishulli më piktoresk në botë, por edhe një nga vendet më të mira kulturore.

Bali, Indonezi

Në Europë, njerëzit po e ndërrojnë Berlinin me Innsbrukun, dhe në Indet Perëndimore, Nassau ia ka marrë vëmendjen Kingstonit.

Nassau, Bahamas

15 qytetet kryesore nga të cilat po largohen turistët:

1 – Havana
2 – Miami
3 – Kingston
4 – Nadi
5 – Gdansk
6 – Las Vegas
7 – Apia
8 – Stokholm
9 – Bruksel
10 – Berlin
11 – Londër
12 – Wellington
13 – Singapor
14 – Dubai
15 – Delhi

15 qytetet kryesore nga të cilat po drejtohen turistët:

1 – Tokio
2 – Rio de Janeiro
3 – Pekin
4 – Lucernë
5 – Kuvajti
6 – Sevilje
7 – Çikago
8 – Belize
9 – Chiang Mai
10 – Tbilisi
11 – Hanoi
12 – Nassau
13 – Xhakarta
14 – Santiago
15 – Buenos Aires

/ Time Out, Shqip.al

The post Qytetet që turistët po braktisin dhe destinacionet që po marrin vëmendjen botërore appeared first on Revista Monitor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

3 × 5 =