Qori-Ramës: Sillu një herë si i rritur në jetën tënde politike dhe jep dorëheqjen

0

Kryetari i Lëvizjes Bashkë i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të japë dorëheqjen.

Qori ka reaguar dy herë në Facebook që pas masave të sigurisë që ndërmorri GJKKO ndaj Belinda Ballukut, të cilën e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi pasaportën.

“Edi Rama sillu një herë të vetme si i rritur në jetën tënde politike dhe jep dorëheqjen! Le ta vendosë populli në kushte të barabarta se kush do ta qeverisë në katër vitet e ardhshme” – shkroi Qori në Facebook.

Në një reagim tjetër, kreu i Lëvizja Bashkë u shpreh se Presidenti Begaj duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme ditën e nesërme.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot.

Presidenti i Republikës duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme nesër.

Vendi ynë meriton të qeveriset me ndershmëri dhe kompetencë” – deklaroi Arlind Qori. ©Lapsi.al

The post Qori-Ramës: Sillu një herë si i rritur në jetën tënde politike dhe jep dorëheqjen appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × one =