Qeveria jep deri në tre paga ekstra për ata që luftuan me flakët

0

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim në mbështetje të strukturave që kanë qenë në terren gjatë sezonit të verës për përballimin e situatave të zjarreve në vend.

Efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse shpërblehen me 1 deri në 3 paga mujore, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.

Ky vendim vjen si vlerësim për sakrificën e drejtpërdrejtë në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit, në një sezon ku vendi është përballur me një numër të lartë vatrash zjarri dhe temperatura ekstreme.

Njoftimi:

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse, në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.

The post Qeveria jep deri në tre paga ekstra për ata që luftuan me flakët appeared first on Lapsi.al.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × 2 =