Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë dhe refuzojnë dialogun me Ramën

0

Protestuesit janë mbledhur sërish para Kryeministrisë në Tiranë, duke kundërshtuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

Të rinj, studentë dhe qytetarë vijojnë tubimin përpara godinës, ku kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë. Në zonë janë dislokuar edhe forca policie.

Pjesëmarrësit thonë se nuk do të ndalin protestën dhe se largimi i Edi Ramës është një kërkesë për të cilën nuk pranojnë kompromis.

Protestuesit kanë hedhur poshtë edhe ftesën e kryeministrit për dialog. Ata këmbëngulin se nuk duan negociata dhe se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Rama të largohet nga drejtimi i qeverisë.

The post Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë dhe refuzojnë dialogun me Ramën appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

three × three =