Forca të shumta policie janë vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa autoritetet duket se kanë marrë masa të forta për protestën e sotme kombëtare. Pamjet live tregojnë furgona policie dhe dy autobotë të rinj me ujë, të cilët qëndrojnë në gatishmëri, ndërsa në momente të caktuara po tentohet shpërndarja e turmës.
Situata është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur molotov dhe kanë goditur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.
Policia, nga ana tjetër, është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz dhe ujë me presion, ndërsa efektivët vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.
The post Protesta kombëtare, forca të shumta policie në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit appeared first on Albeu.com.







