Presidenti Begaj takohet me Presidentin Trump gjatë vizitës në SHBA (FOTO)

0

Këtë të shtunë, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndau pamje nga takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump.

Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Begaj, theksoi vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, shkroi ai në postimin e tij.

 

 

The post Presidenti Begaj takohet me Presidentin Trump gjatë vizitës në SHBA (FOTO) appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

5 × two =