Prej shkurtit në burg/ Veliaj ankimon sekuestron e celularit, sot seanca në Apelin e GJKKO

0

Në Apelin e Posaçëm, sot mbahet një seancë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku ka ankimuar sekuestron e celularit ditën e arrestimit nga agjentët e BKH më 10 shkurt.

Ankimi i kryebashkiakut të Tiranë, shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Kujtojmë që një ditë më parë, GJKKO la në qeli Veliajn, si edhe rrëzoi edhe ankimin e biznesmenit Elman Abule, i cili mbetet në arrest shtëpie.

Veliaj është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.

The post Prej shkurtit në burg/ Veliaj ankimon sekuestron e celularit, sot seanca në Apelin e GJKKO appeared first on Albeu.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

15 − three =