Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin 27 vjeçar me inicialet K.P për blerje votash. Ky së bashku me kushëririn e tij G.P u shpallën në kërkim mbrëmë nga polica për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Policia thotë në njoftim se ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve dhe po punohet për kapjen e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.
Njoftimi i Policisë Kukës
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku u shpallën në kërkim dy shtetas për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, ju informojmë se;Nga strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH dhe DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 27 vjeç, banues në fshatin Lusen, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.Gjatë arrestimit, këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.Vijon puna për kapjen e shtetasit G. P.Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.








